Ministri turk do t’i prezantojë SHBA-së “prova të reja” për ekstradimin e Gulenit

Ministri i Drejtësisë së Turqisë, Bekir Bozdag do të vizitojë të hënën SHBA-në, ku do të takohet me Prokurorin e Përgjithshëm, Jeff Sessions.

Bozdag pritet t’i prezantojë Sessions “prova të reja”, në përpjekjen e Turqisë për ta ekstraduar klerikun turk, që jeton në SHBA, Fethullah Gulen, pasi Ankaraja e fajëson atë se qëndron prapa grushtshtetit të dështuar të vitit të kaluar, transmeton REL.

Ministri turk do të kërkojë nga SHBA-ja arrestimin dhe më as ekstradimin e Fethullah Gulenit, ka njoftuar agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu.

Gulen, i cili jeton në Pensilvani që prej vitit 1999, mohon se ka qenë i përfshirë në grushtetin e 15 korrikut.

Pas grushtshtetit të dështuar, qeveria turke i dërgoi administratës amerikane dhjetëra dosje, duke pretenduar se janë prova për përfshirjen e Gulenit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button