Muzikë e lartë, shoqërohen në polici menaxherët e pub-ve
Policia e Tiranës dhe Reparti i Forcave Speciale, Shqiponja, kanë shoqëruar në komisariat mbrëmjen e djeshme 3 menaxherë lokalesh në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, pas një aksioni për prishje të qetësisë publike si pasojë e muzikës së lartë.
Aksioni i policisë erdhi pas mesnatës pas ankesave të banorëve të zonës. Ndërkohë, të shoqëruarit në polici janë menaxherë të tre nga lokaleve të natës më të frekuentuara në kryeqytet në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.
Bëhet fjalë për menaxherët e disa lokaleve shumë të frekuentura në zonën e ish-bllokut. Sipas policisë tre menaxherët pas shoqërimit në polici janë proceduar penalisht për prishje të rendit dhe qetësisë publike./ Shekulli