Microsoft rikthen aplikacionin My People në Windows 10
Risia e këtij ndërtimi është rikthimi i aplikacionin My People për të cilin kompania kishte folur që nga muaji Tetor të vitit të kaluar.
Me Windows 10-ën si një shërbim, Microsoft ndryshoi plotësisht strategjinë me sistemet operative duke tani e tutje vetëm përditësime dhe një sistem operativ të vetëm: Windows 10-ën.
Microsoft ka publikuar disa përditësime të tilla si Përditësimi i Nëntorit, i Përvjetorit dhe i Krijuesve.
Qëllimi i aplikacionin My People ishte vendosja në qendër të vëmendjes, njerëzit më të afërt të përdoruesve.
Për të provuar veçorinë e re hapni dyqanin e aplikacioneve dhe siguroheni se keni instaluar Skype, Mail dhe Poeple. Më pas klikoni në ikonë People në taskbar dhe ndiqni udhëzimet.
Gjithashtu me këtë përditësim Microsoft ka përmirësuar edhe Windows 10 Mail dhe Calendar për përdoruesit e Gmail./IndeksOnline