Lushnjë, dhunohen policët (Video)

Tre policë në Lushnjë janë plagosur, duke u goditur me mjete të forta, ndërsa po kërkonin rreth orës 2 të mëngjesit mbylljen e një lokali me muzikë të lartë. Pasi kërkuan uljen e volumit të muzikës, ata janë sulmuar me mjete të forta nga persona, që ndodheshin në gjendje të dehur në lokal.

Dhunuesit kanë dëmtuar edhe mjetet e policisë. Për shkak të numrit të madh të personave, që kundërshtuan me dhunë forcat e Rendit, janë nisur edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë nga Fieri, të cilët kanë vendosur situatën nën kontroll dhe kanë arrestuar vëllezërit Adem, Sokol dhe Bardhyl Xhepexhiu, ndërsa është shpallur në kërkim Marius Xhepexhiu, transmeton Shekulli.

E ndërsa çdo gjë ka shkuar drejt normalizimit, tre vëllezërit Xhepexhiu janë sërish bashkë, por këtë herë pas hekurave, ku në vend të qirinjve të tortës do të përballen me veprat penale: “Prishje të rendit e qetësisë publike”, “Kundërshtim të punonjësit të rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, si dhe “Shkatërrim prone”.

Lajme të ngjashme

Back to top button