Thaçi: Ja pse u takova me Gruevskin (VIDEO)

Në një takim me banorët e Debreshit, lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi  tha se takimi i djeshëm me Gruevskin është bërë që ai ti thotë atij se është gazda i Ali Ahmetit.

“U takova për ti thënë se ti je gazda i atyre. Ndali me kërpesh sepse me 27-tin do të bëhet belaja e madhe, dhe kjo ishte arsyeja e këtij takimi. Prapë vazhdojnë të pyesin a do të jemi ne në qeveri? Nuk do të jeni, dikush tjetër do të jetë në qeveri. PDSH-ja që ka mandatin e popullit, që e ka mbështetjen e popullit. 40 mijë që kanë dalë më 13 prill nuk janë votues. Ukraina ka 40 milionë banorë, po në protestë dalën 40 mijë njerëz dhe e rrëzuan pushtetin” tha mes tjerash Thaçi.

Ai kërkoi votën e banorëve të Debreshit, për të rrëzuar siç tha ai, politikën degjeneruese që po ndjek kjo qeveri ndaj kombit shqiptar. Thaçi akuzoi BDI-në se gjatë qeverisjes së saj nuk miratoi ashtu sic kishte premtuar, as ligjin për ish luftëtarët e UÇK-së dhe as 100 mijë punësimet. Përkundrazi, pa premtuar, kjo parti u bëri peshqesh shqiptarëve, Car Dushanin, – tha kreu i PDSH-së Menduh Thaçi.

Lajme të ngjashme

Back to top button