Zyrtarë shtetërorë këshillojnë shkupjanët për kë të votojnë

Dy shkupjanë i janë drejtuar një mbikëqyrësit të “CIVIL”, duke pohuar se dy zyrtarë shtetërorë u paraqiten nga disa herë në ditë, duke i këshilluar për kë të votojnë.

“Në të dy rastet, të cilat janë të ndara, bëhet fjalë për të njohur të tyre, të cilët e dinë se cilën parti këta e simpatizojnë. Ata e përqeshin partinë për të cilën supozojnë se këta të dy kanë votuar dhe e lëvdojnë partinë e vet”, thonë nga “CIVIL”.

“Por, krahas insistimit të takohen  dhe të bisedojnë për paraqitjet telefonike të vazhdueshme dhe të shpeshta rreth zgjedhjeve, këshilltari ia ka dalë gjithmonë ta ndërrojë temën e bisedës. Telefonatat kanë vazhduar edhe pas takimit”, thuhet në vërejtet e shtruara nga “CIVIL”, të paraqitura nga qytetarët.

Lajme të ngjashme

Back to top button