Dibra e prekur nga pedofilia, kërkohen masa preventive

Enti për aktivitete sociale nga Shkupi  në bashkëpunim me Qendrën për shërbime sociale organizoi një punëtori me  temë: “Me edukim dhe informim deri të preventiva nga keqpërdorimi seksual-pedofilia”. Përfaqësuesit e shkollave të pranishëm në këtë aktivitet u informuan se si  të ndërmarrin masa paraprake që kuadrot arsimore të mund të informojnë nxënësit për identifikimin e pedofilëve.

 “Deri më tani kanë ndërmarrë aktivitete të shumta në nivel republikan, me qëllim që personat pedofil të marrin ndëshkimet ligjore që u takojnë” theksoi Nevena Perevska  – pedagoge nga Enti për aktivitet social nga Shkupi.

Gjatë këtij debati u theksua se nevojitet një angazhim i të gjitha institucioneve që të ndihmojnë në aktivitete preventive kundër keqpërdorimit seksual. patjetër duhet që nxënësve dhe fëmijëve  t’ju jepen edukime për rritjen e vetëdijes të tyre për dukurinë e  pedofilisë. Në debat u theksua edhe fakti se  deri më tani  janë evidentuar tre raste  të pedofilisë dhe sipas gjasave ky numër është edhe më i madh, por të njëjtat nuk janë paraqitur tek organet kompetente.

“Ka raste kur edhe pse janë prezent keqpërdorimet seksuale, askush nuk flet, ndaj dukuria e pedofilisë është tani për tani një tabu temë, theksoi psikologja Mitrevska.

Punonjësja sociale, Adelina Ramadani pranë Qendrës për shërbime sociale në Dibër theksoi  se shumë shpejt në shkollat  fillore të Dibrës “Penestia”, “Said Najdeni” dhe “Riste Ristevski”  si dhe në fshatin Kosovrast të Poshtëm  në shkollën e mesme “28 Nëntori” do të mbahen punëtori për arsimtarët dhe nxënësit për mënyrën e identifikimit të pedofilisë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button