Nikolla Gruevski do ta padit Zoran Zaevin

Pas konferencës së sotme të liderit të Lidhjes Socialdemokrate (LSDM), Zoran Zaev në të cilën ai e akuzon Nikolla Gruevskin se ka marrë para kesh prej 2.400.000 euro nga shitja e 51% të aksioneve të ‘Makedonska banka’, ka reaguar partia e kryeministrit Gruevski i cili dhe do ta padit për shpifje Zaevin.

“Pres konferenca e Zoran Zaevit është krejtësisht e paqartë dhe e mbushur me rena. Zaev shpik dhe ka halucinacione. Gruevski nga askush asnjëherë nuk ka marrë para dhe as që ka qenë pronar i firmave të përmendura. As e ka ble e as e ka shitur bankën e Maqedonisë. Kryetari i VMRO DPMNE-së do ta padit Zaevin për shpifje. Deri më tani kemi toleruar shumë gënjeshtra por sot Zaevi i kaloi kufijtë dhe me këtë rrenë nuk do kalojë lehtë” shkruhet mes tjerash në kumtesën e VMRO-DPMNE-së. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button