Zgjedhjet në Maqedoni fitohen kështu

Në vend dy, sa ka ndërtesa, paraqiten tri hyrje, e në vend tre votues, sa jetojnë në një banesë, janë paraqitur shtatë.

E këtillë është situata në terren në Kisella Vodë, në rrugën “E Pushkinit” dhe në rrugën ‘Mihail Çakov’. Nga ajo që ekipi i Civilit e kontrolloi në vendngjarje, mund të shihet se në rrugën Mihail Çakov numër 3 ka vetëm dy hyrje, e jo tri, siç qendron në Listën Zgjedhore.

Këtë e vërejtën edhe banorët të cilët jetojnë në këtë ndërtesë. Kur ekipi i Civilit trokiti në derën e një banese në hyrjen e dytë, atë e hapën dy të rinj. I pyetëm se sa hyrje ka kjo ndërtesë.

“Dy hyrje, aq janë…”, u përgjigjën ata.

“Por, në listën zgjedhore janë regjistruar tri hyrje”, u thashë.

“Nuk e dimë pse, e këtu jetojmë tërë jetën. Ndërtesa jonë ka dy hyrje”, thanë banorët.

E ngjashme është edhe situata në rrugën E Pushkinit numër 2. Në fakt, në një nga banesat, si votues janë regjistruar anëtarë të një familjeje, identiteti i të cilëve është i njohur për mbikëqyrësit e Civilit. Por, përveç kësaj familjeje, në Listën e Zgjedhësve në të njëjtën banesë si votues janë regjistruar edhe anëtarë të një familje me mbiemrin Pançevski. Nuk e dimë se si ndodhë që kjo familje të jetojë në banesën tonë. Gjithkund e kemi paraqitur këtë rast, por asgjë nuk ndodhë”, deklaroi banori në rrugën E Pushkinit, në adresë të të cilit janë regjistruar katër votues të tjerë. 

E ngjashme është situata edhe me një banesë nga e njëjta ndërtesë. Aty jeton një familje katëranëtarëshe, ndërsa në Listën Zgjedhore janë shtatë. Është shtuar një familje me mbiemrin Petrushevski.

Nuk e dime se kush janë këta njerëz. Erdhi një herë edhe policia, kontrollonte, u treguam se në këtë banesë nuk jetojnë këta persona”, deklaroi banuesi në rrugën E Pushkinit. Kjo ndërtesë gjithashtu ka dy hyrje. Së paku, kështu është në terren.

Por, situata është e ndryshme në listen zgjedhore – aty qendron se ndërtesa në rrugën e Pushkinit numër 2 ka 3 hyrje. Në hyrjen e tretë joekzistuese, në listen zgjedhore janë regjistruar rreth tridhjetë votues. Një pjesë e tyre janë me emra dhe mbiemra të huaj – pohon burimi i Civil. Personat që nuk ekzistojnë kanë të drejtë vote dhe me gjasë kanë ‘votuar’ ditën e zgjedhjeve!  
LEXO- 
Makineria VMRO-DPMNE disponon mijëra vota të manipuluara

Lajme të ngjashme

Back to top button