Rakiq urdhëron ndalimin e punimeve në urën e Ibrit

Kryetari i komunës së Mitrovicës së veriut, Goran Rakiq, ka urdhëruar ‘ndalimin e punimeve në urën kryesore mbi Ibër duke kërkuar nga organet ndërkombëtare dhe ato lokale të sigurisë që të garantojnë sigurinë e qytetarëve, shkruan REL.

Rakiq i tha Radios Evropa e Lirë se arsyeja e ndalimit të punimeve “ishin një numër incidentesh në Mitrovicën veriore”. Ai tha se ka kërkuar nga përfaqësuesi i BE-së respektimin e marrëveshjes së Brukselit dhe garantimin e sigurisë për qytetarët.

Kryetari i Mitrovicës së veriut i bëri thirrje forcave paqeruajtëse KFOR që të shtojnë praninë në pjesën veriore të qytetit dhe nga policia që të përforcojë kontrollet në qytet posaçërisht në pjesët e qytetit me popullatë të përzier.

Rakiq tha se sulmet e fundit që kanë ndodhur duhet të dënohen dhe kryesit e tyre duhet të kapen dhe të sillen përpara drejtësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button