Tiranë, protestë për Ilia Karelin qytetarët përplasen me policinë (FOTO)
Protesta e paralajmëruar për torturimin dhe vrasjen e të burgosurit shqiptar në Greqi, Ilia Kareli ka përfunduar me përleshje mes demonstruesve dhe forcave të policisë.
Protestuesit, të cilët u grumbulluan fillimisht para Piramidës marshuan më pas drejt ambasadës greke në Tiranë.
Përleshja me policinë ka ndodhur në Rrugën e Kavajës pranë ambasadës greke ku dhe parashikoje që të mblidheshin demonstruesit.
Nuk dihet ende se për çfarë arsye policia ka ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit, por bëhet e ditur se forcat e sigurisë kanë shoqëruar disa nga pjesëmarrësit e demonstratës./ Shekulli