Liderët e vendeve jugore të BE-së: Sulmet e SHBA-së në Siri “të kuptueshme”

Sulmet raketore amerikane në bazën ajrore siriane të premten, të kryera për shkak të gjoja sulmit me armë kimike, janë “të kuptueshme”, theksohet në deklaratën e përbashkët të pjesëmarrësve në takimet e liderëve të shteteve jugore të BE-së, që u mbajt në Madrid.

“Sulmin që e ka kryer SHBA-ja mbi bazën ajrore ‘Shajrat’ në Siri me qëllim të kuptueshëm të pengohet përhapja dhe shfrytëzimi i armëve kimike, ishte me vëllim të kufizuar dhe i orientuar në atë qëllim”, theksohet në deklaratën.

Pjesëmarrësit në takim në tekstin “shumë ashpër e dënojnë sulmin ajror me armë kimike”, për të cilin janë akuzuar forcat siriane dhe theksojnë se “shfrytëzimi i armëve kimike nga ana e Qeverisë të (presidentit sirian) Bashar al Asad dhe nga ana e grupit Shteti Islamik paraqet krim lufte”.

Në takimin në Madrid morën pjesë kryeministri i Spanjës, i Italisë, i Maltës dhe i Portugalisë dhe presidenti i Qipros dhe i Francës. Ky është takimi i tretë i formatit të tillë pas atyre në Athinë dhe Lisbonë.

Në takim krahas ngjarjeve në Siri është biseduar edhe për qëndrimin e përbashkët lidhur me procesin e Bregzitit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button