13 shembuj që tregojnë se përdorimi i limonit është gjëja më e dobishme në botë

Shumë nga produktet e përdorimit të përditshëm, të cilat i kemi në shtëpi mund të jenë tepër të vlefshëm kue është fjala për ta bërë shtëpinë të shndërrijë nga pastërtia – thjesht ju duhet mënyra korrekte se si! Për këtë ju vjen në ndihmë Class-i.

Më poshtë do të gjeni 16 përdorimet e pazakonta të limonit. Që nga ky moment do ta shihni me një sy tjetër limonin aq të thartë por kaq të dobishëm!

1

Pastrues i gjithanshëm
Qëroni një limon dhe vendoseni në një enë me 150 ml uthull. Lëreni përgjatë natës dhe në mëngjes shtoni edhe 150 ml ujë. Kjo është e gjitha. Tani pastroni çdo gjë që është për t’u pastruar në shtëpi dhe jo vetëm.

2

Pastroni tavolinën
Pastroni dërrasën ku prisni mishin apo perimet dhe “shtojani jetën” me një gjysmë limoni duke e përdorur në rolin e sfungjerit bashkë me kripën në rolin e skrabit

3

Zhdukni qukat
Limoni gjithashtu mund t’ju ndihmojë të zbardhni njollat në fytyrë si ato të moshës, të diellit ose qukat

4

Zbardhues për rrobat e bardha
Për t’i bërë rrobat e bardha më të bardha se kurrë, shtoni tek ilaçi i rrobave një miksim të lëngur të limonit dhe sodës përpara se të fillojë procesi i larjes.

5

Rritja e lakrës
Limonët gjithashtu mund të përdoren për rritjen e sallatave, siç ështe ajo e lakrës. Shtrydhni lëngun dhe pjesën e lëkurësn mund ta mbani në rolin e vazos. Të tillë, mbilleni në tokë, bashkë me gjysmën e limonit, plehun dhe farat.

6

Rifreskoni aparatet në shtëpi
Frigoriferi ndoshta për të gjithë është më i silketshmi për t’u pastruar. Përdorimi i lemonit e bën këtë proces më pak të pamundshëm. Përveç se do largojë papastërtitë, do ju dhurojë edhe një aromë freskie.

7

Manikyri
Përgatisni një banjë rigjeneruese për thonjtë tuaj për ti mbajtur ata të fortë dhe të shëndetshëm. Receta është shumë e thjeshtë: Thjesht shtrydhni disa pika limoni në ujë të vakët.

8

Përmirësimi i shëndetit
Kombinimi i limonit me sodën e bukës ka veti alkaline dhe tretëse. Rregullon nivelin e kolesterolit të keq, pastron mëlçinë dhe na jep një dozë të mirë të vitaminës C. Shtoni një lugë çaji sodë dhe lëngun e gjysmës së limonit në një gotë me ujë dhe pijeni në mëngjes. Këtë mund ta bëni për 2 javë rresht për rezultate të dukshme.

9

Mbajtëse qirinjsh
Gjysmën e limonit, lajmit (lime) ose porokallit mund t’i përdorni edhe si mbajtëse qirinjsh. Jo vetëm që duken bukur, por edhe çlirojnë një aromë tepër të këndshme dhe të freskët. Thjesht largoni pjesën e tulit, lyeni pjesët e brendshme të gjysmave me dyll dhe vendosni edhe fitilin. A nuk është më e thjeshtë se çmendonit?

10

Një tavolinë e përkryer
Një tavolinë perfekte është ajo me prodhime deti të freskëta, ku krahas tyre mund të vendosni tasa të vegjël me ujë limoni për të larë gishtat.

11

Zhdukni aromën e keqe
Vendosni përgjatë natës lëkurën e limonit brenda në këpucë për të thithur aromat e pakëndshme.

12

Përmirësimi i tretjes
Pirja e një gote të vakët me ujë dhe limon me mjalt në mëngjes, me stomakun bosh, ndihmon në tretje dhe në sistemin imunitar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button