Mbytet gomonia me klandestinë, nxirren 7 trupa pa jetë
Që në orët e para të ditës së sotme vazhdon një operacion i forcave të policisë bregdetare, pas mbytjes së një gomoneje me emigrantë të paligjshëm, në brigjet e ishullit Mitilini në Greqi.
Nga mbytja e gomones kanë humbur jetën 7 persona.
Roja bregdetare arriti të shpëtojë 8 persona të tjerë, ndërsa kërkimet vazhdojnë ende për dy persona të tjerë, që rezultojnë të zhdukur.
Sipas dëshmive, gomonia mori ujë në orët e natës për arsye ende të panjohura.
Menjëherë u dha alarmi nga Qendra e Operacioneve dhe Ministria e Marinës filloi hulumtimet me 3 anije, një helikopter Super Puma dhe një barkë peshkimi.
Deri më tani 8 persona janë shpëtuar, janë nxjerrë pa jetë trupat e 7 emigrantëve.
Ende nuk bëhet e diur nga ishte nisur dhe për ku ishte drejtuar gomonia me emigrantë klandestinë. (Balkanweb)