PDSH sërish me dokumente: Pas Ermirës edhe Popovski paguhet prej Talatit
“Përderisa pa sukses mundoheni t’i bindni shqiptaret që të mos e votojnë kandidatin e vetëm shqiptarë për president, ju duhet të jepni llogari për korrupsionin dhe hajninë e paparë në radhët tuaja!”.
Kështu ka deklaruar deputeti Bekim Fazliu në press Konferencën e PDSH-së lidhur me aferat korruptive të funksionarëve të lartë të BDI-së
“Pyesim publikisht Talat Xhaferin: përse ai nuk magjistroi përderisa ishte oficer i ushtrisë jugosllave, apo asaj të Maqedonisë, por magjistron tani si ministër me të hollat e shqiptarëve?
Pyesim publikisht Ermira Mehmetin: përveç rrogës mujore të deputetes që kalon 1500€ dhe 500€ në muaj nga Talati, edhe sa burime tjera financimi shfrytëzon në kurriz të shqiptarëve?
LEXO: PDSH prezanton dokumente: Talati obligohet ti paguaj Ermirës 500 euro në muaj
Kur Gruevski numëron projektet e realizuara te maqedonasit, vallë si ndjeheni ju që një gurë se lëvizët prej vendi për shqiptarët për 6 vite në qeveri?
Por sigurisht që për të mos ngel ndonjë maqedonas pa të ardhura është përkujdes Talati, duke e paguar nga 500 euro këshilltarin e Gruevskit dhe të qytetit të Shkupit, Vllado Popovski. Pyesim publikisht Talatin: përveç ideimit dhe realizimit të projektit “Shkupi 2014”, cilët shërbime tjera antishqiptare j’a paguani Vlado Popovskit ?”, deklaroi Fazliu.
Fazliu në konferencë prezantoi edhe dokumente si dëshmi për aferat korruptive.