Maqedoni, vetëm 49 persona me aftësi të kufizuar kanë kryer shkollim të lartë në vitin 2015

Në vitin 2015, vetëm 49 persona me aftësi të kufizuara kanë kryer shkollim të lartë, pesë prej tyre janë bërë magjistra, ndërsa nuk ka asnjë prej tyre që ka kryer studime të doktoratit. Edhe përkundër faktit se shkollimi në Maqedoni për personat e shkallës së parë dhe shkallës së dytë të personave invalid është pa pagesë dhe mbulohet nga buxheti, megjithatë numri i personale të cilët mbarojnë arsimimin përkatës është shumë i ulët, njofton Portalb.mk.

Këtë hulumtim e ka bërë Fondacioni për Zhvillim Ekonomik të Qëndrueshëm “Preda Plus”, në bashkëpunim me Shoqatën e Studentëve dhe të Rinjve me Aftësi të Kufizuar, në kuadër të projektit “Ndërtimi i kapacitetit të organizatave për të ndihmuar personat me aftësi të kufizuar në Maqedoni”, që është vazhduar nga Bashkimi Evropian (BE).

“Ligji për procesin e lartë arsimor të studimeve me nevoja të veçanta ju mundëson një varg të përfitimeve dhe lehtësimeve për studim, siç janë participimi pa pagesë, e drejta e studimeve të rregullta, shfrytëzimi i të gjitha shërbimeve të përcaktuara sipas standardit studentor dhe shumë të tjera, por edhe përkundër anëve pozitive, numri i personave të cilët shkollohen është shumë i ulët. Dëshmi se mundemi më mirë janë edhe praktikat pozitive që i ndjekin vendet anëtare në BE-së të cilat përfshijnë 100% detyrim të përgjithshëm nga vendet anëtare në BE për përshtatjen e shkollave dhe institucioneve arsimore sipas nevojave të personave me aftësi të kufizuar. 94.7 % e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian kanë përshtatje në pajtim me kërkesat specifike të personave me aftësi të kufizuar”, thonë nga “Preda Plus”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button