Meta: Politikanët të marrin vendime të rëndësishme për stabilitet në vend

Nga Novosela e Vlorës, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta bëri apel që politikanët të marrim vendime të rëndësishme duke u bazuar në dashurinë për vendin.

Meta theksoi se të gjithë duhet të bashkohen për t’i dhënë vendit stabilitet dhe më shumë shanse për punësim qytetarëve.

Meta: Është koha që ne politikanët shqiptarë të marrim vendime të rëndësishme sot bazuar në dashurinë për vendin e përgjegjshmërinë për të ardhmen e tij e jo bazuar në urrejtjen ndaj njëri-tjetrit dhe filozofinë e përjashtimit. Kjo është ajo që duhet të na bashkojë që t’i japim vendit stabilitet, t’u japim qytetarëve siguri, t’u japim qetësi, besim dhe shanse për t’u punësuar dhe për të zhvilluar degët më potenciale për rritjen ekonomike të vendit.

Gjatë qëndrimit në Vlorë, Meta zhvilloi takimet me strukturat e partisë në Novoselë i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, z. Endrit Braimllari dhe Prof. Shezai Rrokaj, anëtar i kryesisë së LSI.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button