Shqipëri, dorëhiqet ministri i Brendshëm Tahiri

Saimir Tahiri jep dorëheqjen nga posti i Ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, tre muaj nga 18 qershori, kur pritet të mbahen zgjedhjet parlamentare. Televizioni OraNews njofton se Tahiri ka zhvilluar një takim me kryeministrin Rama për t’i komunikuar vendimin e  dorëheqjes së tij.

Saimir Tahiri është një nga ministrat më të sulmuar nga opozita, e cila e akuzon si të lidhur me krimin e drogën. Partitë kryesore opozitare shqiptare kërcënuan se do t’i bojkotojnë zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit, nëse Qeveria e kryeministrit Edi Rama nuk jep dorëheqje dhe nuk formohet kabineti teknik, i cili do ta kryente procesin zgjedhor. Në kumtesën e përbashkët të partive opozitare, të kryesuara nga Partia demokratike e Lulzim Bashës, ceket se ata nuk do të marrin pjesë në zgjedhje, nëse “nuk arrihet marrëveshje politike që do të garantojë zgjedhje të lira dhe të drejta”. Opozita shqiptare tashmë tre javë po mban protesta para ndërtesës së Qeverisë në qendër të Tiranës, ku është vendosur tendë e madhe në të cilën çdo ditë mbahen tubime protestuese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button