Mianmari pezullon murgjit anti-muslimanë nga predikimet publike

Murgu i njohur për gjuhën e tij të urrejtjes kundër muslimanëve në Mianmar, Wirathu, është pezulluar nga predikimet zyrtare për një vit, raporton Anadolu Agency (AA).

Komiteti shtetëror “Sangha Maha Nayaka”, i cili rregullon punën e klerikëve budistë në Mianmar, tha se Wirathu në vazhdimësi ka promovuar një fjalor të urrejtjes kundër religjioneve tjera, gjë e cila ka shkaktuar grindje dhe ka penguar përpjekjet në fushën e sundimit të ligjit.

Sipas Komitetit, murgu ka marrë anë në punën e partive politike, që ka rezultuar me ndezje të tensioneve.

Zyrtari i lartë në Ministrinë për Çështje Fetare dhe Kularën, Aung San Win, deklaroi për AA se ndalesa është shqiptuar të enjten. “Pezullimi njëvjeçar ka filluar të premten”, tha ai. AA nuk arriti të marrë një prononcim nga murgu i pezulluar budist.

Wirathu është një nga anëtarët më të zhurmshëm të shoqatës për mbrojtjen e racës dhe fesë, që në Mianmar njihet me akronimin “Ma Ba Tha”, dhe i njëjti është parë si person që nxit urrejtjen fetare kundër pakicës muslimane të vendit.

Njëra nga arsyet për të cilat Wirathu është pezulluar nga predikimi publik, ka qenë vlerësimi pozitiv i tij për të dyshuarit e përfshirë në vrasjen e një avokati të shquar musliman.

Ko Ni, 65 vjeçar, më 29 janar u qëllua për vdekje në aeroportin Ndërkombëtar në Yangon, në kohën kur kthehej nga një vizitë zyrtare të liderëve muslimanë të Mianmarit në Indonezi.

Atentatori Kyi Lin, u arrestua nga një grup taksistësh, ndërsa më vonë u tha hetuesve se tre ish-ushtarakë e kishin paguar 60 mijë dollarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button