Llavrov dhe Gabriel do të bisedojnë për gjendjen në Siri, Ukrainë dhe Libi

Ministrat e jashtëm të Rusisë dhe Gjermanisë, Sergej Llavrov dhe Zigmar Gabriel sot në Moskë do të bisedojnë për gjendjen në Siri, Ukrainë dhe Libi, si dhe për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

Sipas zëdhënëses së MPJ-së ruse, Maria Zaharova, dy ministrat do të këmbejnë mendime për problemet aktuale ndërkombëtare, duke i potencuar përpjekjet për dalje nga krizat në Ukrainë dhe Rusi dhe normalizim të gjendjes në Libi. Ajo theksoi se do të shqyrtohen edhe projekte në tregti, ekonomi, kulturë dhe sferën humanitare.

Gabriel dje në Varshavë theksoi se në takim me Llavrovin do të hapet edhe tema për vendosjen e armëpushimit në pjesën lindore të Ukrainës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button