Meta takoi Mogerinin: Jo vonesa në reformimin e drejtësisë

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti pasditen e së premtes në një takim kokë më kokë Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Federika Mogerini, njofton top-channel, përcjell Portalb.mk.

Në këtë takim, sipas një njoftimi për shtyp nga zyra e kreut të Kuvendit, u theksua rëndësia e avancimit pa vonesa në zbatimin e reformimit të sistemit të drejtësisë.

Ky proces, vlerësuan dy bashkëbiseduesit, duhet të realizohet në frymën e bashkëpunimit politik e institucional dhe në respekt të plotë të Kushtetutës së miratuar me konsensus.

Nga ana e tij, Meta është shprehur se, “një reformë e bazuar në kushtetutë e rrit besueshmërinë e procesit dhe e përshpejton zbatimin më cilësor të saj”.

“Me qëllim që Shqipëria të ketë mundësi ta luftojë më mirë korrupsionin, krimin e organizuar, trafiqet e paligjshme dhe për të krijuar një klime më të favorshme për investimet e huaja”, ka thënë Meta.

Gjatë takimit, Meta dhe Mogerini kanë diskutuar edhe mbi zhvillimet e fundit në rajon, duke ndarë bindjen e përbashkët se një Shqipëri e stabilizuar dhe konstruktive i shërben më mirë stabilitetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button