Ankara: Është e mundur që Gyleni të ikë në Kanada

Zëvendësministri turk i Punëve të Jashtme, Numan Kurtulmush sot deklaroi se vendi i tij ka informata të kontrolluara nga shërbimet e zbulimit se imami Fetullah Gylen, i cili jeton në SHBA, planifikon të ikë në Kanada.

Turqia kërkon ekstradim të Gylenit për shkak të organizimit të supozuar të grusht shtetit të pasuksesshëm në korrik të vitit të kaluar.

Mediumet perëndimore lajmërojnë se shërbime të zbulimit kanë thënë se ithtarë të Fetullah Gylenit kanë blerë tokë dhe ferma në Kanada, ndërsa Qeveria turke këtë informatë e ka ndarë me Ministrinë amerikane të Drejtësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button