Merkel zyrtarisht është kandidat i CDU-së në zgjedhjet parlamentare
Unioni Kristiandemokrat gjerman në pushtet (CDU) formalisht sot e nominoi kancelaren aktuale për kandidat në zgjedhjet parlamentare në shtator.
Merkel në konventën e CDU-së në bazën e saj politike në provincën Meklenburg Pomerania e Poshtme, mori mbështetje prej 95 për qind të delegatëve dhe do të jetë e para në listën e CDU-së, lajmëruan mediat gjermane.
Anketat tregojnë se kundërshtar kryesor i Merkelit është socialdemokrati Martin Shulc, ish kryetar i Parlamentit Evropian.