Pothuajse 90 migrantë shpëtohen nga Deti Adriatik

Pothuajse 90 migrantë nga jahti 15-metërsh janë shpëtuar nga ana e patrullave kufitare në Detin Adriatik.

Jahti është vërejtur fillimisht nga patrullat kufitare greke, të cilët kanë dërguar sinjal deri te kolegët italianë.

Në jaht ndodheshin 89 migrantë – pakistanezë, iranianë dhe afganë. Midis tyre ka pasur 20 gra dhe 26 minorentë.

Jahti është vërejtur pak pas mesnate në Detin Adriatik në afërsi të bregut perëndimor.

Në jaht ka pasur edhe dy rusë për të cilët ka dyshim se janë kontrabandistë. Ata janë arrestuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button