Në Nju-Jork janë mbyllur shkollat dhe janë anuluar qindra fluturime

Qindra shkolla në shtetin Nju-Jork janë mbyllur sot për shkak të stuhisë së fuqishme të borës që e ka përfshirë vendin.

Janë mbyllur shkollat në qytetin Nju-Jork, Filadelfia dhe Boston.

Selia e KB-së ishte e mbyllur sot dhe janë anuluar të gjitha ngjarjet dhe seancat.

Pothuajse 1.700 fluturime janë anuluar në tre aeroportet kryesore të Nju-Jorkut.

Pritet të bie deri në 30 centimetra borë në disa rajone, ndërsa parashikohet se stuhia do të zgjasë midis gjashtë dhe 10 orë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button