Koreja e Veriut ka lëshuar një kërcënim të ri për “armiqtë”

Koreja e Veriut ka shënuar të mërkurën 69 vjetorin e themelimit të forcave të saj të armatosura me një kërcënim për “sulme parandaluese”, ndaj armiqve të saj, transmeton Anadolu Agency (AA).

Media shtetërore ka transmetuar paralajmërimin e drejtorit të Byrosë Politike të Armatës Popullore të Koresë (APK), Hwang Pyong-so në të cilën ai kërcënon me sulme parandaluese.

“Nëse armiqtë marrin guximin të shkelin sovranitetin dhe dinjitetin e shtetit, madje të një pëllëmbe të saj, APK përmes sulmeve parandaluese do të fshijë nga faqja e dheut bastionet e agresorit”, ka thënë Hwang i cituar nga agjencia e lajmeve KCNA.

Komentet e tij, me gjasë janë bërë një ditë më herët në Phenian.

Forcat e regullta të armatosura të Koresë së Veriut janë themeluar më 8 shkurt 1948, dy vite para luftës së Koresë 1950-53.

Dy Koretë asnjëherë nuk kanë nënshkruar ndonjë marrëveshjeje paqeje për konfliktin e përfunduar, për çka gadishulli mbetet nën një kërcënim të vazhdueshëm për rifillim të luftës.

Pheniani këtë vit ka bërë provokime të përsëritura, prej kur lideri Kim Jong-un në mesazhin e Vitit të Ri shprehu gatishmërinë për të testuar një raketë balistike ndërkontinentale.

Veriu aktualisht u është nënshtruar sanksioneve të miratuara nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara nga shkaku i shpërfilljes së vazhdueshme të vërejtjeve për testet e raketave bërthamore.

E kaluara flet se tensionet mund sërish të shfaqen nga shkaku i një manovre ushtarake të cilën SHBA-të dhe Koreja e Jugut do ta mbajnë në fillim të marsit.

Pheniani nga ana e tij të dyja këto shtete i llogaritë për armike, dhe këtë akoma më shumë e forcon prania e 30.000 trupave amerikane të stacionuara në Jug si një trashëgimi nga lufta e Koresë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button