Siri armëpushimi është shkelur me qindra herë

Forcat besnike të regjimit të presidentit sirian Bashar al-Assad, 358 herë e kanë shkelur armëpushimin e arritur në Siri me ndërmjetësimin e Turqisë dhe Rusisë më 30 dhjetor të vitit të kaluar, raporton Anadolu Agency (AA).

Rrjeti për të Drejtat e Njeriut në Siri (SNHR) publikoi një raport ku thuhet se armëpushimi i arritur në Siri në muajin e kaluar është shkelur gjithsej 366 herë, ku shkelësi më i madh është regjimi i Asadit dhe grupet e huaja terroriste besnike të regjimit.

Ushtria e regjimit sirian dhe grupet militante pas të cilave qëndron Irani kanë shkelur 315 herë armëpushimin.

Bëhet fjalë për 108 sulme në Hama, 51 sulm në Halep, 46 në periferi të Damaskut, 41 sulme në Idlib, 37 në Homs, 22 në Derai, gjashtë në qendër të Damaskut, tre në Haseki dhe një në Deyr ez-Zur.

Në këto sulme janë vrarë të paktën 95 civilë dhe pesë kryengritës të armatosur dhe në mesin e civilëve të vrarë ishin të paktën 24 fëmijë.

Raporti thotë se forcat ruse që mbështesin regjimin e Asadit muajin e kaluar kanë shkelur 43 herë armëpushimin në Siri, me rreth 25 sulme në Idlib, 15 në Halep, dhe tre në Hama.

Në anën tjetër, forcat e opozitës siriane në të njëjtën periudhë kanë shkelur gjithsej tetë herë armëpushimin e arritur. Bëhet fjalë për sulmet që i kanë kryer në Halep dhe Hama.

Armëpushimi në Siri hyri në fuqi më 30 dhjetor të vitit të kaluar, kurse në konferencën ndërkombëtare mbi Sirinë në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, delegacionet e Turqisë, Rusisë dhe Iranit ranë dakord për krijimin e mekanizmit trepalësh për monitorimin e marrëveshjes së arritur për t’i dhënë fund konfliktit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button