Dilemat që pasojnë

– Si do të veprojë Gjorge Ivanov lidhur me besimin e mandatit kësaj radhe?

– Sa do të jetë konsekuente LSDM-ja lidhur me negociatat e mundshme me faktorin shqiptarë?

– Apo cili do të jetë epilogu i fundit me këto negociata për formimin e qeverisë me opozitën maqedonase?

– A do të jetë pjesëmarrëse në këto negociata eventuale edhe ndonjë nga subjektet tjera politike shqiptare së bashku me BDI-në PËR SHKAK TË NUMRIT TË MANDATEVE PËR SHUMICËN PARLAMENTARE?

– SI DO TË GJINDET KOMPOROMISI SË PARI PËR TË ZGJEDHUR KRYETARIN E PARLAMENTIT, dhe a do të thoshte kjo zgjedhje edhe sigurim i shumicës parlamentare?

– Poqëse dështojnë negociatat eventualisht edhe me LSDM-në, a do ti besohet formimi i qeverisë edhe mandatarit të partisë së tretë për nga numri i mandateve?

– Nëse eventualisht dështojnë këto opsione, kjo qeveri aktuale nuk mund të organizojë zgjedhje për shkak të dispozitave të kodit zgjedhorë mbase edhe nuk ka premier dhe disa ministra?

– Çfarë formati i qeverisë do të mund ti organizojë zgjedhjet eventuale dhe si do të mund të votohet ajo qeveri, pas një Përzhino 3 apo më ndryshe?

– Nëse është intenca e mazhorancës një dekadëshe për ta çuar vendin në zgjedhje tjera, atëherë, a do të ketë shumicë për vetshpërndarje të parlamentit dhe se kjo variant a do të mbështetet nga opozita maqedonase?

– A do të dorëhiqet eventualisht presidenti Ivanov?

– A ka të përcaktuar me normë pozitive se cili organ apo trup është kompetent për interpretimin e dispozitave të kushtetutës kur ajo është e nevojshme si fjalë e fundit?

– Çfarë mund të përfitojë politikisht BDI-ja eventualisht me zgjedhjet e reja , apo kjo eventualisht mund ti kushtojë edhe më keq?

– Cili do të jetë ndikimi i faktorit ndërkombëtarë?

Këto dhe shumë dilema tjera do duhet të marrin përgjigje me veprime konkrete politike, në afate të përcaktuara.

Politika kërkon , gjakftohtësi, guxim, kulturë ,kompromis dhe respektim të ndërsjellë , kuptohet përveç çështjeve që janë të konfirmuara shkencërisht dhe me praktika demokratike si të pa negociushme!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button