Xhejms Matis dha betimin si ministër i ri i Mbrojtjes i SHBA-së

Presidenti i SHBA-së Donald Tramp dje mori pjesë në Pentagon në ceremoninë në të cilën gjenerali Xhejms Matis dha betimin si ministër i Mbrojtjes.

Me këtë rast Tramp tha se Matis, është “njeri plot me aksion” dhe shtoi se ish-gjenerali tërë jetën e tij ia ka kushtuar shërbimit të SHBA-së.

Tramp në Pentagon nënshtroi dy dekrete për reformë të forcave të armatosura dhe për vendosjen e kontrolleve ekstreme me qëllim që të pengoj ardhjen e terroristëve në SHBA.

Në lidhje me rregulloren për reforma të forcave të armatosura, ajo ka të bëjë me planet për furnizimin e aeroplanëve të rinj, anijeve dhe resureve për ushtrinë amerikane.

“Askush nuk do ta çojë në pikëpyetje fuqinë tonë ushtarake, por as përkushtimin tonë të paqes. Ne duam paqe”, tha Tramp. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button