Rasti “Kumanova”: Keqtrajtohet Nasuf Beqiri, MPB nuk prononcohet

Rikthehet dhuna ndaj grupi të Kumanovës. I akuzuari për ngjarjet në Lagjen e Trimave Nasuf Beqiri është keqtrajtuar nga njësitë speciale policore gjatë sjelljes në Gjykatë. Duke u nxjerr nga autoblinda Beqiri është goditur edhe është rrëzuar për tokë. Keqtrajtimin ai e ka denoncuar edhe para trupit gjykues gjatë seancës së sotme e cila është zhvillua me dyer të mbyllura, raporton Alsat-M.

Ministria e Punëve të Brendshme ishte e pakapshme për të komentuar dhunën ndaj Nasuf Beqiri të cilën e kanë konfirmuar avokatët mbrojtës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button