I keni krehur flokët gjithmonë gabim, ja mënyra e duhur!
Flokët e shëndetshëm janë sfidë për të gjitha femrat, të cilat gjithmonë e më shumë po i përkushtojnë kohë dhe trajtime pamjes së tyre. Por, pavarësisht maskave të shumta që mund të bëni, trajtimeve të ndryshme, apo përpjekjet e vazhdueshme për të pasur flokë të bukur, përsërisni të njëjtin gabim.
Mënyra se si i krihni flokët tuaj është shumë e rëndësishme për shëndetin e tyre. Revista e njohur “Elle”, tregon se thuajse të gjitha femrat i krehin flokët pas dushit. Por në fakt, sipas estetistëve, krehjen e flokëve duhet ta bëni përpara dushit, mundësisht me një krehët me dhëmbëza të mëdha, shkruan revista Class.
Kjo është e vetmja mënyrë për të shmangur thyerjen e flokëve. Një tjetër këshillë është që pasi të keni mbaruar larjen e flokëve, shpëlajini ata me ujë të ftohtë, kështu do të bëhen më të fortë.