Ky ishte reagimi i ashpër i presidentit të La Ligas, pas gjestit të Piques (VIDEO)
Përkeqësohen raportet ndërmjet Barcelonës dhe kryetarit të Federatës së Futbollit të Spanjës, Javier Tebas.
Situata ka kulmuar me gjestin e Gerard Piques pas ndeshjes ndaj Villarrealit, i cili iu drejtua numrit një të La Ligas duke i thënë:
“Ti e ke parë, ti e ke parë atë”. Pas sfidës, Tebas ka pasur marrëdhënie shumë të ftohtë me përfaqësuesit e Barcelonës, pothuajse duke mos komunikuar fare me ta, shkruan “Sport.es”, përcjellë “lajmi.net”.
Më poshtë mund ta shihni edhe një herë gjestin e Pique, i cili humbi kontrollin pas ndeshjes.