Sulmi në një aeroport në SHBA, 5 të vdekur

Si pasojë e një sulmi të armatosur në aeroportin Fort Lauderdale-Hollywood të Florida-s në SHBA, të paktën 5 persona kanë humbur jetën dhe 8 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për mediat, Sherifi i Broward County, Scott Israel, ka thënë se si pasojë e plumbave që mendojnë se kanë dalë nga një armë të paktën 5 persona kanë humbur jetën, ndërsa 8 të tjerë janë plagosur.

Israel ka thënë se ende nuk e dinë motivin e këtij sulmi dhe se është ende herët për ta quajtur atë si një ‘sulm terrorist’.

Ndërsa sipas lajmeve të mediave amerikane thuhet se sulmuesi është Esteban Santiago 26 vjeç. Mediat thanë se gjatë sulmit ai kishte pranë edhe një kartë identifikuese të ushtrisë amerikane.

Santiago thuhet se më parë ka qenë në detyrë në Irak, në kuadër të ushtrisë amerikane. Ai thuhet se në Florida ka ardhur nga Alaska dhe se sulmin e ka kryer gjatë maarrjes së bagazheve.

Mediat e Florida-s më parë kishin deklaruar se në aeroportin Fort Lauderdale-Hollywood ka ndodhur një sulm i armatosur dhe se si pasojë të paktën 3 persona kanë humbur jetën dhe 5 të tjerë janë plagosur. Ndërsa ishte thënë se policia kishte bërë të mundur ndalimin e agresorit pas evakuimit të pasagjerëve në këtë aeroport.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button