DW: Kërcënimet e Serbisë ndaj Maqedonisë me pushkë të zbrazët

Duke gjykuar sipas deklaratave të fundit të Ivica Daçiqit, niveli i ulët i marrëdhënieve ndërfqinjësore në rajon do të vazhdojë edhe më vitin 2017.

Aleksandra Joksimoviq nga Qendra për politikë të jashtme, kujton se Maqedonia dhe Mali i Zi ishin vendet e vetme, ambasadorët e të cilave u përzunë nga Serbia pas pranimit të Kosovës.

Ajo thekson edhe një gjë të rëndësishme se pse Serbisë pikërisht tani iu kujtua ta kritikojë Serbinë.

“Deri në fund të janarit Serbinë do ta vizitojë kryeministri grek Aleksis Cipras dhe kjo është një gjasë e mirë që Greqisë t’i përçohet një mesazh pozitiv. Marrëdhëniet me Greqinë nuk kanë shënuar ndonjë trend pozitiv, nuk ka probleme, por shumë vështirë arrihet në kontakte dhe takime të nivelit më të lartë”, ka deklaruar për DW në gjuhën maqedonase Joksimoviq.

Eksperti politik, Aleksandar Popov nga Qendra për regionalizm vlerëson se kjo retorikë është tregim muskujsh ndaj fqinjëve, risi është që tani si cak u paraqitën Mali i Zi dhe Maqedonia.

“Tani jemi para zgjedhjeve, është moment për t’i treguar edhe elektoratit se nuk do të lejojmë askush të na shkel. Parashtrohet pyetja pse tani nuk reagoi Aleksandar Vuçiq, kundër këtyre retorikave, sepse janë në kundërshtim me politikën rajonale që propagandon vet ai, të cilat shënojnë tone të paqshme”, potencon Popov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button