Mjekët me rekomandime për uljen e numrit të të sëmurëve nga gripi

Në sistemin Termini im janë evidentuar 7.807 të sëmurë nga gripi nga fillimi i muajit, ndërsa në periudhën e ardhshme pritet rritje e vazhdueshme e numrit të të infektuarve. Për këtë rekomandohet që të bëhen dezinfektime themelore në të gjitha kopshtet dhe shkollat në vend, vendosi Komisioni i sëmundjeve infektive në seancën e sotme.

Sipas informacioneve të Komisionit, në shkollat dhe kopshtet nuk është vërejtur mungesë më e madhe e fëmijëve të sëmurë ndërsa duke pasur parasysh se afron pushimi shkollor, mundësia për transmetimin e gripit midis nxënësve në shkolla ulet.

Komisioni rekomandoi se dezinfektimin e kopshteve të fëmijëve duhet që të bëjnë Qendrat e shëndetit publik të premten në orët e pasdites dhe të shtunën në orët e paradites, ndërsa shkollat duhet që të bëjnë dezinfektim gjatë pushtimit, respektivisht para fillimit të simestrit të dytë.

Komisioni rekomandoi që në të gjitha kopshtet të bëhet dezinfektim i rregullt, njëherë në çdo dy javë në periudhën e griprave, si dhe në mënyrë të vazhdueshe të rritet shkalla e higjenës dhe ajrosja më e shpeshtë.

Përkundër kësaj, Komisioni kërkon që të kufizohen vizitat e pacientëve të hospitalizuar në spitale, me qëllim që të pengohen infeksione intrahospitale si dhe dezinfektim i jashtëzakonshëm themelor në të gjitha institucionet publike shëndetësore ku ka pacientë të hospitalizuar.

Nga Komisioni rekomandojnë që qytetarët të shmangin qëndrimin e tubimeve më të mëdha ku ka prani të numrit të madh të njerëzve si dhe shmangien e kontaktit me persona të sëmurë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button