Punëtori për zgjidhjen e problemeve në arsimin në gjuhën turke

Në Shkup filloi punëtoria me temë “Problemet dhe zgjidhjet në programet arsimore në gjuhën turke në Maqedoni”, raporton Anadolu Agency (AA)

Kjo punëtori u organizua në Shkup nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë, Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim (TIKA) dhe Instituti “Yunus Emre” në Shkup, ndërsa morën pjesë mësimdhënës dhe drejtorë të shkollave dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga Turqia.

Drejtori i Qendrës Arsimore të Gjuhës Turke pranë Institutit “Yunus Emre”, Kerim Sarıgül, tha se instituti ka rreth 50 qendra në 40 shtete të botës.

Ndër të tjera ai tha se në vendet ku instituti ka zyra organizojnë aktivitete në lidhje me problemet dhe të ardhmen e mësimit të gjuhës turke. “Sot këtu në shumë shkolla mësohet gjuha turke. Ashtu si në vende të tjera, edhe këtu ka probleme, kërkesa dhe nevoja të ndryshme. Ne fakt këtu me mësimdhënësit do të diskutohen problemet dhe zgjidhjet e tyre të mundshme. Më tej, si përfaqësues të Turqisë dhe institutit do të konsultohemi se si Turqia mund të ndihmojë në programet e këtushme arsimore në gjuhën turke”, tha Sarıgül.

Zv/drejtori i Institutit “Yunus Emre” në Shkup, Fuat Korkmaz, nga ana tjetër, vuri në pah se qëllimi i kësaj punëtorie është të fitohet perspektivë shkencore për nxënien e gjuhës turke në Maqedoni.

Korkmaz theksoi se në këtë punëtori kanë ardhur rreth 120 drejtorë të shkollave nga qytete të ndryshme, ndërsa do të diskutojnë në lidhje me problemet në programet arsimore të gjuhës turke në tre tryeza të ndryshme.

“Besoj se nga kjo punëtori do të dalë planveprimi i cili më tej do të ndahet me institucione dhe organizata të tjera. Fakti që janë mbledhur drejtorë nga shkolla të ndryshme në Maqedoni ka dobi të madhe për shkak se do të flasin dhe do të konsultohen për probleme të ndryshme”, tha Korkmaz.

Kryetari i shërbimit pedagogjik pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Maqedonisë, Muhittin Kahveci, potencoi se përmes kësaj punëtorie do të diskutojnë për problemet në programet arsimore në gjuhën turke në vend dhe se duan të gjejnë propozim-zgjidhje në afat të mesëm dhe të gjatë.

Ai njoftoi se punëtoria përbëhet nga tryeza të arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë. “Ne kemi të paktën nga një përfaqësues nga 65 shkolla fillore, 13 shkolla të mesme dhe universitetet publike dhe private, dhe më së shumti nga dy ose tre përfaqësues, në varësi të madhësisë së shkollës. Shpresoj që këtu të kemi organizuar një punëtori me qëllim që më tej të zhvillohet program arsimor në gjuhën turke dhe me qëllim që të gjenden zgjidhje për problemet, dhe i uroj më të mirën bashkatdhetarëve tanë në Maqedoni”, tha Kahveci.

Punëtoria do të mbyllet ditën e nesërme, ndërsa u bë e ditur se do të përgatitet një libërth me konkluzione dhe udhëzime në gjuhën turke, shqipe dhe maqedonase i cili do t’u shpërndahet institucioneve arsimore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button