Sulm ajror në Halep, vriten 5 anëtarët e një familjeje

Të paktën gjashtë persona humbën jetën në një sulm ajror të kryer në rajonin Etarib në perëndim të Halepit në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Sulmin në zonën që është nën kontrollin e opozitës siriane e kanë kryer avionët e ushtrisë ruse. Zyrtari i Mbrojtjes Civile në Etarib, Necip Ansari ka konfirmuar për AA se sulmi ajror në këtë lagje e kanë kryer avionët e ushtrisë ruse. Janë hedhur bomba me fuqi të lartë shkatërruese.

Sipas tij, jetën e kanë humbur të paktën gjashtë presona, pesë prej të cilëve janë nga e njëjta familje. Gjithashtu janë plagosur dhe një numër i madh i civilëve.

“Nga sulmi janë shkatërruar shumë shtëpi dhe janë shkaktuar dëme të mëdha materiale. Ekipet e Mbrojtjes civile, me ndihmën e makinave po përpiqen që të arrijnë deri te ata që janë bllokuar nën rrënoja”, thotë Ansari.

Ai shtoi se edhe avionët e forcave besnike të presidentit sirian Bashar al-Assad kanë gjuajtur lagjen Anadan të Halepit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button