Erdogan kërcënohet: “Ata që na prekin, le të bëjnë mirë llogari”

Në skelën e terminalit lundrues të Etki Liman në qarkun Aliağa të Izmirit në Turqi, me një ceremoni u bë inagurimi i depos së parë lundruese për LNG (gazit të lëngëzuar) dhe njësia e rigazifikimit (FSRU) dhe investimeve për rritjen e kapacitetit të magazinimit të Egegaz.

Në fjalën e tij gjatë ceremonisë, presidenti Erdoğan tha:

“Po ta shikoni, të gjitha sulmet që janë rritur viteve të fundit gjithnjë synojnë zbehjen e klimës së stabilitetit dhe sigurisë. Ne asnjëherë nuk kemi rënë dhe nuk do të jemi viktima të lojërave që kanë për qëllim ta largojnë energjinë dhe fokusin e Turqisë nga zhvillimi, ngritja dhe investimet dhe ta shpiejnë atë drejtë ditëve joproduktive, brengave të sigurisë dhe drejt pasigurisë. Ne i kemi deshifruar këto lojëra”. tha ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button