Merkel: Është mënjanuar një rrezik, por jo edhe rreziku nga terrorizmi

Kancelarja gjermane Angela Merkel sot me rastin e vrasjes së të dyshuarit kryesor për sulmin në bazarin e Krishtlindjeve në Berlin, tha se është mënjanuar një rrezik akut, por jo edhe rreziku nga terrorizmi, me të cilin Gjermania po ballafaqohet me vite.

Ajo, në konferencën për shtyp theksoi se demokracia, shteti juridik, vlerat dhe njerëzimi i Gjermanisë paraqesin kundërtezë e terrorizmit dhe urrejtjes, me bindje se ato do të jenë më të fuqishme se terrorizmi.

Merkel qytetarëve ua bëri me dije se prioritet i saj dhe i Qeverisë është mbrojtja e qytetarëve dhe se në kohë të sfidave të mëdha bëjnë gjithçka që Gjermania të jetë shtet i fuqishëm.

Kancelarja gjermane theksoi se kolegu i saj italian Paolo Xhentilioni e ka njoftuar për aksionin e policisë në Itali në të cilin u vra Anis Amir, pas të cilit gjurmonte policia gjermane për shkak të sulmit terrorist në bazarin e Krishtlindjeve në Berlin.

“I jemi shumë falënderues policisë italiane për bashkëpunimin më të ngushtë në këtë rast”, theksoi Merkel.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button