Shkatërrohet komanda e DEASH-it në Al-Bab, neutralizohen 18 terroristë

Në kuadër të ofensivës Mburoja e Eufratit, avionët e ushtrisë turke kanë goditur një godinë e cila përdorej si komandë nga organizata terroriste DEASH, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë, thuhet se avionët e ushtrisë turke kanë goditur godinën e komandës së DEASH-it, ku si pasojë janë neutralizuar 18 terroristë, në mesin e të cilëve ka edhe drejtues.

Pas marrjes së një informacioni se drejtues të organizatës terroriste DEASH ishin duke zhvilluar një mbledhje në këtë godinë, avionët e ushtrisë turke kanë organizuar një sulm ajror në El Bab, qytet ky që ndodhet nën rrethimin e Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS). Në deklaratë vihet në dukje se sulmi është zhvilluar natën e mbrëmshme.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se avionët që kanë kryer sulmin janë kthyer me sukses në bazë, ndërkohë humbjet e mëdha të organizatës terroriste janë vënë re edhe përmes panikut që ata kanë treguar në radio-marrëset.

Ushtria turke ka publikuar gjithashtu edhe pamjet nga ky sulm. Në këtë video duket qartë goditja në shenjë të godinës në fjalë.

Ushtria turke ka njoftuar se ka marrë të gjitha masat në mënyrë që civilët të mos ndikohen aspak nga operacionet e zhvilluara në kuadër të Mburojës së Eufratit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button