Trupat ruse pushtojnë bazën e fundit ushtarake ukrainase në Krime

rupat ruse e kanë zgjeruar diametrin e tyre në rajonin e Krimesë. Orët e para të mëngjesit të sotëm ata kanë pushtuar bazën ushtarake të Ukrainës në Feodosia, duke shënuar kështu sulmin e tretë brenda 48 orëve.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës ka deklaruar se trupat ruse e kanë sulmuar bazën ushtarake detare nga dy anë, duke përdorur autoblinda dhe granata që lëshojnë tym. Më tej ai sqaron se ushtarët rusë kanë rrethuar ata ukrainas, dhe më pas u kanë lidhur duart. BBC raporton se trupat ruse në Feodosia kanë nën kontroll të gjithë zonën, dhe se i kanë detyruar ushtarët ukrainas të largohen nga baza ushtarake. Feodosia ishte baza e fundit ushtarake në gadishullin e Krimesë, e cila ishte nën kontrollin e Kievit, por edhe kjo u pushtua nga forcat ruse. 

Ndërkohë paralajmërime të shumta kanë ardhur nga burime të ndryshme, përfshirë qeverinë e përkohshme të Ukrainës, komandantin më të lartë ushtarak të NATO-s dhe kryetarin e Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Shërbimet e Zbulimit, se forcat ruse kanë plane të vazhdojnë avancimin përtej Krimesë. Këto paralajmërime janë pasuar me thirrje që Uashingtoni dhe vende të tjera perëndimore të përgatisin një përgjigje më të fortë për Rusinë. 

Anëtarë të delegacionit dypartiak të Kongresit Amerikan që vizituan Kievin thanë se, mesazhi që kishin dëgjuar nga të gjithë ukrainasit që kishin takuar ishte se, nuk do t’i lëshonin Rusisë asnjë centimetër tjetër territori, dhe se ishin të gatshëm të luftonin./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button