Erdogan: Turqia po e zhvillon betejën më të vështirë nga Lufta për pavarësi

Turqia në këtë moment po e zhvillon betejën më të vështirë të saj që nga koha e Luftës për pavarësi, deklaroi sot presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan.

“Derisa bota dhe rajoni ynë në këtë periudhë kritike ballafaqohen me ndryshime, nëse nuk veprojmë menjëherë, ne do të mund të gjendemi në situatë të ngjashme si pas Marrëveshjes nga Sevr”, deklaroi Erdogan.

Marrëveshja nga Sevr është lidhur në gusht të vitit 1920 mes Imperisë së atëhershme otomane dhe vendeve fituese në Luftën e parë botërore – Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Japonisë. Me të, Imperia otomane është vendosur në pothuaj kufijtë e Turqisë së sotme, pa pjesën evropiane të vendit, me përjashtim të Stambollit dhe pa rajonin rreth Izmirit, ndërsa më shumë se gjysma nga territori i shtetit është vendosur nën protektorat ndërkombëtar.

Siç njoftoi Agjencia Anadolia, Erdogani porositi se në kushte të tilla, Turqia po e zhvillon betejën më të vështirë pas Luftës së saj për pavarësi.

Turqia e përdor termin “luftë për pavarësi” për Luftën turko-greke nga viti 1919 deri në vitin 1922, pas çka Ankara e ktheu kontrollin mbi Trakinë lindore dhe rajonin e Izmirit dhe janë konfirmuar kufijtë e sotme të vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button