Linjë telefonike falas për paraqitjen e shkeljeve gjatë së drejtës për votim

Në zyrën e Avokatit të Popullit që nesër qytetarët do të mund t’i paraqesin shkeljet për të drejtat votuese në linjën e telefonit falas. Qytetarët mund t’i paraqesin parregullsitë në periudhën zgjedhore si dhe në ditën e votimit në numrin e telefonit 0800 54321.

Nga Kabineti i Avokatit të Popullit kumtojnë se linja e telefonit do të funksionojë çdo ditë pune prej orës 8 deri në orën 16 dhe se pas paraqitjeve të qytetarëve do të veprohet menjëherë, me thirrjen e marrë, apo mesazhin e incizuar.

“Avokati i popullit, të drejtat e qytetarëve do t’i mbrojë me ndërmarrjen e masave urgjente për veprim efektiv nga ana e organeve kompetente në procesin zgjedhor dhe institucionet e tjera të cilat obligohen t’u sigurojnë mbrojtje të drejtave të tyre të garantuara”, thuhet në kumtesën e sotme të Avokatit të popullit.

Që atje përkujtojnë se e drejta votuese është e garantuar me kushtetutë si e drejtë e barabartë, e përgjithshme dhe e drejtpërdrejt dhe realizohet në zgjedhje të lira me votim të fshehtë dhe se askush nuk guxon të thirret për përgjegjësi për realizimin e kësaj të drejte.

Cenimi i lirisë për përcaktimin e votuesve, si dhe shkeljet e tjera të së drejtës votuese janë vepra penale.

Lajme të ngjashme

Back to top button