Thaçi: Ta ngremë lartë Zotin, kombin, PDSH-në dhe Iljaz Halimin

Rrëzoni përtokë Ali Ahmetin e BDI-në, apelon PDSH, nëse doni ta kemi mbështetjen e BE-së, SHBA-vë, Shqipërisë dhe Kosovës. Kështu është shprehur lideri i PDSH-së Menduh Thaçi mbrëmë në një tubim në Kumanovë, duke prezantuar e kandidatin presidencial të PDSH-së, Iljaz Halimi. 

Ai tha se lideri i BDI-së, nuk e ka pranuar dorën e zgjatur të PDSH-së për bashkëpunim si dhe se anëtarët e BDI-së nuk janë armiq të tyre por kanë hallin me udhëheqësit e vet të cilët sipas tij, janë të zënë peng në fyt dhe nuk dinë çfarë të bëjnë.

“E keni zgjidhë statusin e pjesëmarrësve në konfliktin e vitit 2001? Përgjigja është: Jo! I ke lënë nënat pa djem, gratë pa burra, fëmijët  jetimë. A e ke zgjidhur problemin e përdorimit të flamurit kombëtarë në Kumanovë? Jo! Zoti Ahmeti, a e ke zgjidhë problemin e përdorimit të gjuhës shqipe në Kumanovë? Jo! I ke të përfaqësuar shqiptarët në institucionet e Kumanovës, konform përqindjes? Jo! Zoti Ahmeti ju e keni vendosur Shtëpinë e oficerëve në themelet e Burmali Xhamisë.  Prandaj, konkluzioni është se ju Ali Ahmeti, rëndë i keni mashtruar të gjithë shqiptarët, sepse nuk keni realizuar asgjë.

Ai ka përdorur edhe shprehje fetare në tentim për ta diskredituar Ali Ahmetin.

“E pyes Aliun a ka Allah, ai thotë jo Marksi është Allah! Estagfurullah, shum ka e prapa! I them a ka shqiptar, jo s’ka shqiptar duhet ta votojmë Sergjan Kerimin, Pendarovskin, Ivanovin. Në këto zgjedhje kam një dëshirë të flaktë, do ta shpalosi në formë të mesazhit: Ta shkelim Marksin, Engelsin e Leninin, dhe njëherësh, ta ngrisim lartë Zotin, kombin, PDSH-në dhe Iljaz Halimin” është shprehur ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button