Në Kamboxha sekuestrohen 1.3 ton fildish

Afro 1.3 ton fildish është sekuestruar në Kamboxha, raporton Anadolu Agency (AA).

Fildishi u sekuestrua në portin Sihanoukville në jugperëndim të Kamboxhas, ku ishte sjellë ilegalisht. Qëllimi ishte që fildishi të transportohej në Kinë.

Ndihmës drejtori i Pyjeve në Phnom Penh, Un Vanaridh konfirmoi se përveç fildishit, janë konfiskuar edhe bishta dhe kocka të tigrit.

Çdo vit është duke u rritur numri i atyre që në Afrikë gjuajnë elefantë për dhëmbët e tyre.

Fildishi kryesisht përmes rrugëve ilegale dërgohet në Kinë dhe Tajlandë, dhe përdoret për të bërë stoli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button