Kremlini i pret emrat e fajtorëve për vrasjen e ambasadorit rus

Kremlini vlerëson se grupi i cili i heton vrasjen e ambasadorit rus në Ankara, Andrej Karlov, “më herët ose më vonë” do t’i zbulojë fajtorët, deklaroi sot zëdhënësi i Krmelinit, Dimitrij Peskov, njoftoi TASS.

Peskov bëri thirrje të mos shpejtohet me supozimet dhe konkluzionet për fajtorët për vrasjen e Karlovit, por të priten rezultatet nga puna e grupit hetues të përbashkët turko-rus, i cili dje filloi me punë.

Ai refuzoi të japë koment për spekulimet e ndryshme lidhur me vrasjen e Karlovit, përfshirë edhe atë se pas tragjedisë mund të qëndrojnë edhe shërbimet e huaja speciale.

Ambasadori i Rusisë u qëllua më 19 dhjetor, gjatë hapjes së një ekspozite të një fotografie në një galeri në Ankara.

Sulmuesi është vrarë nga ana e forcave të sigurisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button