Alkimia kuq e zi

Arritja deri te një e vërtetë e vetme duke marrur për analizë të gjitha dimensionet dhe nga më e mira e tyre duke nxjerr një përfundim, quhet alkimi. Alkimia kuq e zi paraqet rrugëtimin abstrakt psikologjik mbi problemet kryesore me të cilat përballen të rinjtë sot, si dhe shkakun që na solli deri këtu.

Populli shqiptar është një popull i brisht, human, që gjithnjë tentoi të fitoj atë që i takonte dhe atë të cilën e kishte amanet- paqen. U bë pre e sundimeve të ndryshme, prej atyre të fuqishmëve, që kishte edhe nga ata që sundimin e tyre tentuan ta arsyetojnë në forma të ndryshme, hipotetikisht kjo ishte logjika për disa: ata ishin të lirë të  çrrënjosnin çka të mundin, e shqiptarët ishin të lirë të ngrinin zërin për problemet e veta në qeveritë e tyre si deputetë, në qeveritë, ku këta të fundit ishin tek. Populli shqiptar në periudha të ndryshme historike, me injorancën që posedonte, tokën e vet e bëri laborator eksperimental për aleatët e tyre.

Kush ishin aleatët e shqiptarëve?

Vet shqiptarët si heterogjen, pra kur një pjesë ishte me partizanët, tjetra ishte me ballistët, njëra pjesë ishte marksiste, tjetra ishte leniniste; disa ishin ateistë, disa të tjerë monoteistë; një pjesë ishte demokratike, tjetra ndante nostalgji për regjimin komunist.

Luftërat që zhvilloheshin mes shqiptarëve, më shumë se fizike, ishin psikologjike.

Praktikisht, të qenët i nënshtruar shkaktoi pasoja tepër të ndjeshme, aq sa bëri që shqiptari të mos mendojë më asgjë tjetër, përpos identitetit të tij si shqiptar, i cili për breza të tërë, gjatë tërë jetës që nga lindja deri në vdekje ishte i cenueshëm deri në thelb, e përfundim i të cilës ishte shoqëri(rini) e disbalancuar, që si duket fajin për dështimin historik e marrin këta të fundit nga baballarët e tyre, dukuri që ishte përcjellë nga brezat e kaluar tek baballarët e tyre.

Me plotë modesti dhe me pak fjalë Ismail Kadare e pasqyron të gjithë enigmën:” Një aleat i ri ishte shfaqur befas në horizont, një aleat i pashembullt antishqiptar: vet shqipëtarët.”.

Dhimbjen e humbjes fizike shumë mirë e pasqyrojnë lotët e nënave shqiptare për bijtë e tyre, madje edhe këngët që u dedikuan për ata që sollën lirinë e lavdinë. Po sa është rrënqethëse, trishtuese, çështja që nuk gjendet në asnjë këngë, që nuk gjendet në asnjë odë të burrave, e në rrallë libra; kush qau për humbjen psikologjike të shqiptarit!?

Sot, rezultati na jep këto faktorë, që duhet diskutuar shkaku:

  1. a) Identiteti i të rinjve.
  2. b) Marrëdhëniet familjare.
  3. c) Raporti i individit me shoqërinë.

Bazuar në shembujt që japin fetë, njashtu bazuar në raportimet e shkencës, për të rritur një fëmijë të shëndoshë psiko-fizikisht, duhet që ai të përjetojë mundin maksimal nga të dy prindërit.

Nga gojëdhënat e të moshuarve për relacionin në marrëdhëniet familjare, vihet në pah që babai ishte një figurë hermetike, që nuk duhej të respektohej, por të hiper respektohet. Baballarët e sotshëm kur tregojnë nostalgjitë e tyre për vegjëlinë, shprehin raste nga më të pabesueshmet, siç janë: fëmija kurrë nuk duhej t’i afrohej babait, apo ta përqafojë; për të kërkuar diçka, duhej së pari t’ia shprehte nënës, pastaj ajo t’ia shprehte babait; babai kurrë nuk duhej ta përkëdhelte fëmijën e tij, sepse kjo nuk tregonte burrëri, kjo punë ishte në dorë të farefisit ose  kujtdo që mund ta bënte.

Mosprezenca e babait si burim kryesor për të prosperuar me vlerat e brendshme njerëzore, e njashtu për të realizuar ambiciet, ishte shkak që fëmijët të ngecin në shumë sfera të jetës.

Rrjedhimisht për shkak të mosrealizimit të ambicieve, ata tjetërsoheshin në individë, të cilët në qoftë se arrinin të siguronin bukën e gojës, kishin përmbushur misionin.

Përfundimisht, identiteti i tyre që në rini tjetërsohej dhe ata nuk vlenin për asgjë tjetër, veçse të përmbushnin egon shoqërore.

Në fund të analizës shohim që personaliteti i burrit në krye të odës ishte më shumë një personalitet imponues i kohës, se sa një personalitet që buronte nga natyra njerëzore e nënës shqiptare.

Marrëdhëniet familjare ishin asketike në të gjitha stadet.

Në mungesë të një mashkulli ekstrovert, kreativ, e altruist, krejt normal perceptohet që gruaja ishte gjysmake me shpirt.

Ku qëndron rëndësia e kësaj?

Rëndësia e kësaj qëndron në atë se gruaja si shkolla më e pastër dhe më e frytshme, nuk kishte të plotësuara kushtet substanciale për funksionim.

Ajo edhe pse kishte kontribuar me kulmin e njerëzores për atë që kishte në përgjegjësi, ishte shpërblyer me diçka jonjerëzore. Megjithatë, ajo qëndroi si trojane duke kontribuar në shoqëri me edukatën më të mirë që buronte nga mësimet që i kishte marrë nga jeta, duke dergjur shpirtin e saj për të rritur fëmijë të shëndetshëm shpirtërisht, e me një kulturë që rrallë kishte parë bota.

Por vetëm kjo nuk qe e mjaftueshme asnjëherë, sepse për shkak të kësaj dukurie, fëmijët në moshën madhore, kur zërat e brendshëm pëshpëritnin fjalët e muzës, vinin në dilema të thella për vetveten. Edhe pse në shikim të parë dukej sikur kanë gjithçka, ata nuk e kishin vetveten. Kështu shpaloset kodi i anarkisë. Pra, një kryefamiljar që nuk qe vetja, bëri që gruaja të heqë dorë nga vetja dhe të prodhojnë individë që gjithmonë është në kërkim të vetvetes.

Raporti i individit me shoqërinë nuk ishte i shëndoshë. Të dyja palët kishin paragjykime për njëra-tjetrën. Vlerësimi për të mirën dhe të keqen ishin vendim apostafat i individit.

Sepse gjithkush posedonte diçka të zezë që donte ta fshihte dhe gjithëkush si rrugë për t’u larguar nga e keqja e vetes, përfolte për të zezën e tjetrit. Kështu krijohej një lloj i të kuptuarit, ata që gjenin vetveten dhe zgjedhnin të qëndronin vetvetja, nuk ishin vetvetja. Si pasojë, ndërtimi i vetvetes ishte si një rrugë e ngushtë e shtruar me mina.

Rrjedhimisht, në shoqërinë shqiptare filluan të krijoheshin grupacione të cilat edhe kishin botëkuptimin e vet për të cilin nga askush nuk verifikoheshin se posedonin diçka të mirë apo të dëmshme. Ndërsa ata të cilët ishin në dilemë për pyetjen se “kush jam unë?”, për të qenë pjesë e shoqërisë, zgjidhnin një grupacion që u dukej i përafërt me atë që mendonin se duhej të ishin dhe kështu më shumë se sa që gjenin veten, bëheshin pre e furtunave, apo sfidave të jetës. Më vonë, kur kalonin vitet, e kur koha i mësonte se kush ishin në të vërtetë ata dhe çka ishte jeta, dilnin në front kundër shoqërisë, që nga pikëpamja e tyre nuk ishte në rrugë të shëndoshë, dhe dukuritë e këqija i luftonin me një gjuhë që as ata nuk donin t’i fliste dikush kur ishin të rinj.

Me kalimin e kohës, duke u ngritur vetëdija e shqiptarëve, filluan të sinkronizohen këto faktorë dhe të tjerë. Shoqëria filloi të mendojë për individin dhe caktoi si mision që të arrijë më të dobishmen për të. Ndërsa, individi po i kushton më shumë rëndësi vetes me qëllim që të jetë i dobishëm për familjen dhe shoqërinë.

Të ndryshosh nuk do të thotë të thyesh tabu, por të krijosh tabu!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button