Ambasadori Karlov përcillet me ceremoni shtetërore

Ambasadori i Rusisë në Ankara, Andrey Karlov i cili humbi jetën si pasojë e një sulmi të armatosur në Ankara, është përcjellë sot drejt Moskës përmes një ceremonie shtetërore, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ceremoninë e organizuar në aeroportin Esenboğa në Ankara merrnin pjesë zëvendëskryeministri turk Tuğrul Türkeş, ministri turk i Punëve të Brendshme Süleyman Soylu dhe ministri i Drejtësisë Bekir Bozdağ. Në ceremoni të pranishëm kanë qenë edhe zyrtarët më të lartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë.

Ceremonia ka nisur me një qëndrim nderi për të ndjerin, ndërkohë që të pranishëm kanë qenë edhe familjarët si dhe zyrtarë të lartë të Ambasadës së Rusisë në Ankara. Trupi i pajetë i ambasadorit Karlov është dërguar në avion në krahët e ushtarëve të Gardës së Republikës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button