Vardisje ndaj partisë përmes mashtrimit të lexuesit

[Recension: Kush i “vardiset” ma shumë Ali Ahmetit, Vesel Memedi apo Bilall Kasami?]

Pse duhet një teksti t’i jepet konotacion apo ngjyrë partiake? Shtrohet kjo pyetje, kur sheh produkte gazetareske të cilat në çdo pore tentojnë ta mbjellin propagandën partiake. Teksti që po e recensojmë, edhe pse ka të bëje me informacion për përvjetorin e Universitetit të Tetovës, nuk është fokusuar të informojë për atë, por për ‘aspekte’ tjera.

download

Linku deri te artikulli origjinal: Kush i “vardiset” ma shumë Ali Ahmetit, Vesel Memedi apo Bilall Kasami?

Data dhe koha e publikimit: 17.12.2016

Data e recensionit: 20.12.2016

Recensues: Xhenis Sulimani

Autori nis me titullin: Kush i “vardiset” ma shumë Ali Ahmetit, Vesel Memedi apo Bilall Kasami? Megjithatë, kjo është vetëm truk për të tërhequr një klikim më tepër, sepse titulli nuk ka të bëjë me informacionin që përcillet në përmbajtje dhe është tendencioz.

22 vjetori i themelimit të UT-së gjithnjë bën edhe liderët e partive politike bashkë. Në një manifestim ku mori çmimin “Doktor Honoris Causa”, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi u ulën pranë njëri-tjetrit, ashtu siç rrallë mund të shihen të ulur liderët shqiptarë në poltikë.

Titulli i tekstit demantohet qysh në fjalinë e parë të tekstit, “22 vjetori i themelimit të UT-së gjithnjë bën edhe liderët bashkë”. Kjo do të thotë se liderët e partive janë në ngjarje si mysafirë të manifestimit, e nuk janë aty për t’u “vardisur” Ali Ahmetit,  siç pretendon përmbajtja në titullin e saj.

Pas kësaj fotografie kanë nisur shumë debate në rrjetet sociale duke komentuar se kush i “vardiset” më shumë Ahmetit, Kasami apo Veseli?

Në mungesë të informacioneve për mundësitë e bashkëpunimeve dhe bisedimeve për një koalicion të mundshëm paszgjedhor, me anë të fotografisë tentohet të nxirret informacioni. E misioni i gazetarit, në rastin konkret, nuk është që të nxjerrë përshtypjet e veta nga një fotografi plot politikanë, por që të përcjellë lajmin nga ngjarja që është në interes të publikut.

Nëse qëllimi ka qenë që të zbulohen dyshime për koalicione të mundshme, atëherë së paku është dashur të kontaktohen “protagonistët që vardisen”, se a janë të gatshëm që të bëjnë koalicion me partinë shqiptare që ka më shumë ulëse në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Në këtë mënyrë, s’do të kishte hapësirë për komente personale, por për deklarata nga të apostrofuarit, me ç’rast edhe opinioni do të ishte më i informuar, nëpërmes tekstit objektiv, të saktë dhe pa tendencë.

 


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button