Angela Merkel: Do ta ndëshkojmë ashpër sulmin terrorist në Berlin

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se sulmi i të hënës mbrëma në Berlin ishte sulm terrorist dhe se ata do ta ndëshkojnë atë në mënyrën më të ashpër që ua lejon ligji.

Ajo ka thënë se do ta vizitojë vendin e ngjarjes pasi ta ketë takuar kabinetin sot gjatë ditës, transmeton Express.

“Duhet patjetër të supozojmë se ishte sulm terrorist”, ka thënë ajo.

Ajo e ka përshkruar sulmin si vepër të tmerrshme, raporton Sky News.

Dymbëdhjetë persona u vranë dhe 48 të tjerë u lënduan nga sulmi i mbrëmshëm në Berlin, kur një kamion u fut me vrull në një market të Krishtlindjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button